Joe Biden sot niset drejt Evropës, këto shtete do t’i vizitojë

11:56 | 28 Tetor 2021
A. B.

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, sot (e enjte) do të niset drejt Evropës.

Udhëtimi i dytë i Biden si president në kontinentin e vjetër po zhvillohet në rrethana të tjera në krahasim me të parin në qershor, shkruan cnn transmeton arbresh.info

Udhëtimi me tri ndalesa në Evropë në pranverë ishte një paradë e deklaratave se “Amerika është kthyer”, por vizitat e kësaj jave në Itali e në Britaninë e Madhe pritet të pasqyrojnë një përpjekje për t’i bashkuar partnerët e ShBA-së kundër sfidave më urgjente të botës.

Klima është temë për pritet të diskutohet të premten në mëngjes mes presidentit amerikan e Papa Françesku-t, një takim historik mes presidentit të dytë katolik të ShBA-së dhe klerikut me qëndrime të ngjashme me Bidenin rreth migrimit, pabarazisë në të ardhura dhe mjedisit.

Më vonë, shefi i Shtëpisë së Bardhë pritet të mbajë një fjalim të rëndësishëm për klimën, gjatë pjesëmarrjes në samitin COP26 në Glasgou të Skocisë.

Bideni ende shihet gjerësisht jashtë ShBA-së si melhem pas katër viteve të pushtetit të Donald Trumpit, prania antagoniste në samite e të cilit shpesh i irritoi aleancat. Sidoqoftë, Bideni do ta gjejë veten para sfidave të freskëta.

Tërheqja kaotike e trupave nga Afganistani i la aleatët të zemëruar dhe skeptikë për vullnetin e Bidenit për të punuar së bashku për çështjet globale. Marrëveshja me Australinë për nëndetëse me energji bërthamore e zemëroi Francën aq shumë, saqë kryediplomati francez tha se ky veprim mund të ishte bërë nga Trumpi.

Ky krahasim e ka irrituar thellësisht presidentin amerikan, sipas një personi të afërt me çështjen. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme