Google ADS

Cilat janë simptomat e Covid tek fëmijët? Një studim italian i zbulon ato

11:51 | 28 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Simptomat e Covid tek fëmijët ndryshojnë sipas moshës.

Manifestimet e sëmundjeve së shkaktuar nga koronavirusi tek fëmijët ishin menjëherë në qendër të vëmendjes së botës shkencore. U kuptua që në fillimet e infeksionit se simptomat ishin të ndryshme nga ajo që ndodhte tek të rriturit, transmeton portal arbresh.info

Studimi italian i kryer nga 34 pediatër kanë studiuar më shumë se 33 fëmijë. Kriteri i zgjedhjes ndoqi trendin e infeksioneve, ndaj pjesën e luanit e kishin rajone si Veneto, Lombardia, Piemonte dhe Siçilia. Morën pjesë gjithashtu pediatër dhe fëmijë nga Campania, Friuli-Venezia Giulia, Puglia, Emilia-Romagna dhe Lacio.

Në përgjithësi, fëmijët e ndjekur nga pediatër të përfshirë në studim u sëmurën pak më pak se 4 nga 1000 çdo muaj. Megjithatë, ka dallime të rëndësishme midis rajoneve të ndryshme italiane. Më të prekurit duket se janë të paktën për momentin Emilia-Romagna dhe Veneto.

“Këto dallime ndoshta lidhen me menaxhimin e ndryshëm të sëmundjes në rajone të ndryshme, duke rezultuar në një mundësi të ndryshme të konfirmimit të diagnozës në rastet e dyshuara”, tha Giacomo Toffol, pediatër dhe autor studimi.

Rezultatet e studimit bëjnë të qartë se nën moshën 3 vjeç simptoma më e shpeshtë është ftohja. Kolla dhe temperatura e lartë janë shumë më pak të zakonshme.

Ndërkaq, për fëmijët mbi 3 vjeç simptomë kryesore ishtë dhimbja e kokës së vazhdueshme.

Hulumtimet tregojnë se fëmijët që vuajnë nga sëmundje kronike, përfshirë sëmundjet e frymëmarrjes, nuk janë në rrezik më të madh për t’u infektuar. Mesatarja mbetet pak a shumë e njëjtë.

Gjithashtu për sa i përket ngjitjes, nuk ka tendencë të ngjashme për të gjithë. Numri i foshnjave të infektuara varion sipas situatës epidemiologjike të rajonit ku ata jetojnë. Ndër të tjera, janë shumë më të shpeshta që anëtarët e tjerë i infektojnë ata dhe jo anasjelltas, sikurse ndodh me gripin sezonal.

Hulumtimet kanë konfirmuar se tek fëmijët sëmundja ka pasoja të rëndësishme vetëm në raste jashtëzakonisht të rralla, krahasuar me atë që ndodh për shembull tek të moshuarit. Numri i shtrimeve në spitalet e Italisë në rangun e pediatrisë është shumë i ulët dhe vdekshmëria shumë e rrallë./Salute/ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme