Google ADS

Si të gatuani fasulet më shpejt: 2 super truke që do t’i përdorin shpesh amviset

11:05 | 28 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Fasulet janë pjatë shumë e preferuar tek shumë njerëz, por ndonjëherë mërzitemi t’i gatuajmë ato sepse kërkojnë kohë.

Fasulet konsumohen në të gjithë Ballkanin, por edhe në Britani të Madhe janë pjesë e mëngjesit, transmeton portal arbresh.info

Për të gatuar fasulen, duhen disa orë, por amviset së fundmi do të lëhtësojnë procedurën e gatimit të fasuleve duke përdorur këto 2 truke.

Sode buke

Shumica e amvisave e dinë se fasulet duhet të qëndrojnë në ujë të ftohtë gjatë natës. Por, për të gatuar më shpejt fasulet, soda e bukës ju vjen në ndihmë.

Domethënë, është mirë të shtoni një lugë çaji sodë buke kur gatuani fasulet në ujin e parë. Lërini fasulet të ziejnë për të paktën 15 minuta, më pas kulloni ujin dhe shtoni pak vaj.

Raki e bërë në shtëpi

Hidhni ujë të ftohtë në raportin 4:1 ndaj fasuleve që do të gatuani, domethënë për gjysmë kilogrami fasule ka dy litra ujë. Shtoni 50 ml raki dhe ziejini të gjitha bashkë. Kur gatuani fasule në këtë mënyrë, duhet të kuptoni se ju nevoiten rreth 45 deri në 50 minuta që fasulja të gatuhet plotësisht.

Sigurisht, koha që do të shpenzoni për gatimin varet më së shumti nga lloji dhe cilësia e tij. Fasulet me cilësi të dobët janë të vështira për t’u gatuar dhe mund të mbeten “të forta” edhe pas një trajtimi të gjatë termik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme