Vitia prin në Prishtinë merr mbi 11 mijë vota më shumë se LDK

11:06 | 28 Tetor 2021
A Z

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Sipas këtyre rezultateve, në Komunën e Prishtinës më së shumti vota ka marrë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia ku mori 36,818 vota, pra 42.54 për qind.

Pas tij, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës më me 25,252 vota apo 29.17 për qind.

Edhe në këtë komunë, sikurse në 20 të tjera, do të mbahen zgjedhjet përsëri më 14 nëntor. /arbresh.info/

 

Të ngjashme