Qeveria funksionalizon dy masat e reja, subvencionim i kredive deri në 20 % dhe grante për bizneset

10:39 | 28 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Financave Hekuran Murati, prezantoi dy hapat që do të behën edhe subvencionimi i kredive si dhe mbështetja financiare në mënyrë që të gjitha bizneset në Kosovë do ta kenë më të lehtë.

Ai në konferencën për medie ku ka prezantuar dy masat e reja për subvencionim të kredive dhe mbështetje për bizneset, tha se qëllimi i këtyre masave të reja është krijimi i një lokomotive për funksionim të ekonomisë.

“Qëllimi i këtyre masave është krijimi i një lokomotive për të funksionuar ekonomia, në kuadër të masës 2.1 do të subvencionohen 20% e kredive, si dhe të gjitha bizneset që duan të rriten do të përkrahen. Kjo do të bëhet nga data 1 tetori përtej gjitha kredit që plotësojnë këto kritere. Dispuraimi do bëhet në dy transhe pra i pari do bëhet prej 15%, ndërkaq në transhin e dytë do të vendosen pra 5% në llogarinë e biznesit. Pasi të bëjmë ngritjen e kapaciteteve prodhuese ne do ti mbështesim prodhuesit tanë edhe në hallkat tjera, pra do këtë grante deri në 20 mijë euro për trajnimet e nevojshme në mënyrë qëte trajnohet stafi për cilësi. Masë tjetër në kuadër të masës 2.4 është mbështetja deri 50 mijë euro për produktin që të ketë një produkt sa më të pranueshëm estiketikisht. Afati për aplikim do të jetë deri ne qershor të vitit të ardhshëm”, tha Murati, raporton arbresh.info.

Aplikimi bëhet përmes faqes së Agjencisë Tatimore të Kosovës, pra në mënyrë online, kështu më pas do të shqyrtohet nga komisioni nëse biznesi në fjalë përmbush të gjitha kriteret për të marr këto subvencione.

Astrit Pangja, kryetarë i klubit prodhuesve tha se kjo është një mundësi e artë por që Qeveria do duhej të fokusohej tek rritja e energjisë pasi qe shumë biznese të mëdha do të dëmtohen.

“Është një mundësit e artë e kësaj sepse është do t’i ndihmoj prodhuesit dhe kështu ata do të marrin një siguri pasi që Qeveria po merr një rrezik në këtë drejtim. Ne rekomandojmë Qeverinë të merret me rritjen e energjisë elektronike që të kenë një pako ku mund të ndihmon pasi qe shumë kompani të mëdha funksionojnë në bazë të kësaj

E ndërkaq Kurti tha se janë në dijeni që sektori privat është shtylla kryesore e vendit pasi qe i heq barrën sociale.
“Unë pajtohem që duhet të hyjmë në një fazë të decentralizmit të energjisë elektrike dhe të mbështetemi në burimet e ripërtrishme. tha Kurti.

Arian Zeka, nga Oda Amerikane e Kosovës tha se OAK është në mbështetje të masave të marra nga Qeveria e Kosovës.
“Këto masa janë në përputhje me rekomandimet me Odës Ekonomike Amerikane, kemi parë qërregullimet që kanë ndodhur qe nga fillimi i pandemisë po ndoshta edhe më herët. Rekomandimet e Odes Amerikane do të ndikojnë pa dyshim në rritjen ekonomisë”, tha Zeka.

/arbresh.info/

Vendimi Nr.66/2021 mbi caktimin e kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës 2.1 – Subvencionimi i kredive invstive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike

https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/64326E76-4375-4241-8FA3-D6C1EB226CE6.pdf

 

Vendimi Nr.67/2021 mbi caktimin e kushteve dhe kritereve për zbatimin e pjesëshëm të masës 2.4 – Mbështetja e Eksporit të Pakos të Ringjalljes Ekonomike

https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/7095D9A9-25D7-4FB5-97AD-8EEFF4EDC1C9.pdf

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme