Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL e UCK-së, dëgjohet dëshmitari i tretë në këtë rast

10:15 | 28 Tetor 2021
L G

Edhe gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojnë gjykimi kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, të cilët po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Gjatë ditës së sotme pritet të nis dëshminë e tij dëshmitari i tretë në këtë rast, shkruan arbresh.info.

Deri tash në këtë rast kanë dëshmuar hetuesja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Zdenka Pumper, dhe gazetari kosovar, Halil Berisha.

Ndryshe, Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020./arbresh.info/

LEXO EDHE

Gazetari Halil Berisha përfundon dëshminë në Gjykatën Speciale – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme