130 persona të tjerë kanë shkuar në spitalin e Krujës për ndihmë mjekësore që prej ditës së djeshme. Burime për Klan News bëjnë të ditur se disa qytetarë janë rikthyer për herë të dytë në spital për shkak se nuk janë ndjerë mirë. Janë me qindra qytetarët nga Kruja të cilët prej ditës së diel në mëngjes kanë shfaqur simptoma helmimi.
Për situatën e krijuar në Krujë prokuroria e qytetit ka nisur hetimet për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, me pasojë dëmtimin e shëndetit të personave. Organi i akuzës ka urdhëruar kryerjen e akteve të ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve.
Dy ditë më parë Ujësjellësi i Krujës tha se shkak paraprak është kontaminimi i ujit të pijshëm si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të shtunën dhe të dielën, veçanërisht në vendburimin e Malësisë së Krujës ku është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë. Gjithsesi fjalën e fundit do e thotë ISHP, e cila po analizon mostrat e marra.
Në qytetin e Krujës prej tre ditësh është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në pritje të analizave nga ISHP./tvklan.al
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...