Trajnerit Xavi Hernandez i bëhen plotë 600 ditë në krye te Al Sadd pa humbur një ndeshje në “Ligën e Yjeve të Katarit”.
Një rekord absolut që mban në Katar me 34 ndeshje i pamposhtur, 30 fitore dhe katër barazime, ku skuadra e tij ka shënuar 113 gola dhe ka pranuar vetëm 28, transmeton lajmi.net.
Humbja e fundit e Xavit në Katar ishte me 7 mars 2020, ku humben 1-0 nga Al Rayyan. Që nga aty, kanë arritur 34 ndeshje pa humbje, me përqindje të fitores rreth 88 për qind.
Xavi shihet si favoriti për të marrë stolin e Barcelonës dhe mbetet të shihet nëse këtë të shtunë do jetë ndeshja e fundit në krye te Al Sadd.
Tekniku spanjoll deri me tani ka fituar shtatë trofe me klubin e Katarit, derisa është i hapur për të drejtuar Barcelonën./telegrafi/
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...