Prishtinë: Keqpërdor pozitën zyrtare, arrestohet nga Policia

09:20 | 28 Tetor 2021
Arbresh.info

Një person e që ushtronte pozitën si zyrtar i gjendjes civile, dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare.

Personi në fjalë sipas Policisë kishte regjistruar disa persona në librin amëz dhe më pas i kishte regjistruar edhe në sistem të gjendjes civile, ndërsa me urdhërin e prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtjte, shkruan arbresh.info,

“Prishtinë 2018-2021. Me datë 27.10.2021 Drejtoria për Hetimin  e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit  në koordinim me prokurorin kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar–ish zyrtar i gjendjes civile  në KK-Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur gjatë periudhës së cekur kohore, duke regjistruar disa persona në librin amëz  dhe më pas i kishte regjistruar edhe në sistem të gjendjes civile. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.” /arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme