Presidentja Osmani takohet me krerët shtetërorë në Portugali

09:04 | 28 Tetor 2021
L G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka filluar  vizitën zyrtare në Portugali.

“Gjatë qëndrimit në këtë shtet, Presidentja Osmani do të takohet me presidentin e Potugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, kryetarin e parlamentit, Eduardo Ferro Rodrigues, ministrin e jashtëm Augusto Santos Silva, ministrin e mbrojtjes João Gomes Cravinho si dhe shefin e Forcave të Armatosura, admiral Silva Ribeiro”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Presidentja Osmani, gjithashtu do të mbajë fjalim  në Samitin Global të Grave në Lisbonë, do ta ketë një diskutim në Institutin Universitar të Lisbonës (ISCTE), takim me bizneset si dhe me një grup të diasporës në këtë shtet.

Ndryshe, vizita e presidentes Osmani në këtë shtet është e para e një presidenti të Kosovës, që nga njohja e pavarësisë nga Portugalia, në tetor të vitit 2008./arbresh.info/

 

 

Të ngjashme