Pas patrullimeve të përbashkëta të Kinës dhe Rusisë në rajon, marina e SHBA-së dhe Japonisë po zhvillojnë stërvitje ushtarake në ujërat e kontestuara të Detit të Kinës Jugore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shkatërruesi i helikopterëve të klasit Izumo të Forcave Detare të Japonisë, JS Kaga (DDH 184), dhe Grupi Sulmues i Marinës së SHBA-së (CSG) 1 po kryejnë operacione dypalëshe në Detin e Kinës Jugore, thuhet në një deklaratë të Flotës së Paqësorit të SHBA-së.
“Në Detin e Kinës Jugore, njësitë e Japonisë dhe marinës amerikane po kryejnë operacione të sigurisë detare, për të përfshirë operacionet e fluturimit, trajnimin e koordinuar taktik midis njësive sipërfaqësore dhe ajrore, evolucionet mbushjes së karburantit në det dhe stërvitjet e goditjeve detare”, shtohet në deklaratë.
“Operacionet dypalëshe janë një komponent kyç në gatishmërinë tonë kolektive detare”, ka thënë Admiral Dan Martin, komandanti i CSG 1.
“Indo-Paqësori është një rajon dinamik dhe duke vazhduar të kryejmë operacione rutinë me aleatët dhe partnerët tanë në mbarë botën në ujëra dhe hapësirën ajrore, ne demonstrojmë përkushtimin tonë të palëkundur për të respektuar ligjin ndërkombëtar, në det dhe në ajër, dhe për të siguruar që të gjitha kombet të mund të bëjnë të njëjtën gjë pa frikë apo kontest”, ka shtuar Martin.
Javën e kaluar, ushtritë kineze dhe ruse kryen patrulla të përbashkëta dhe zhvilluan kalimin e tyre të parë të përbashkët përmes ngushticës Tsugaru në arkipelagun japonez.
Këtë të hënë, Japonia shprehu shqetësime për atë që e quajti një situatë “gjithnjë e më të rëndë” të sigurisë që rrethon vendin.
Ministria japoneze e Mbrojtjes tha se pesë anije të marinës ruse lundruan nëpër Detin e Japonisë pasi lundruan rreth brigjeve të vendit.
Të njëjtat anije ruse më parë kishin “formuar një flotilje” me pesë anije kineze që kishin lundruar rreth pjesës më të madhe të arkipelagut japonez, shtoi ministria. Të dy marinat u ndanë të shtunën e kaluar.
Pretendimet e Kinës në Detin e Kinës Jugore bazohen në “vijën e saj me nëntë pika”, vija vjollce në hartat zyrtare kineze që tregojnë pretendimet historike të Pekinit për detin. Pekini ka refuzuar të pranojë praninë e SHBA-së në rajon, duke e hedhur poshtë atë si “ndërhyrje nga një vend i huaj”.
Pavarësisht paralajmërimeve të Kinës se deti “nuk duhet të bëhet një fushë beteje për fuqitë e mëdha”, një studim i fundit zbuloi se SHBA-ja ka vëzhguar Detin e Kinës Jugore “pothuajse çdo ditë” në gjysmën e parë të këtij viti.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...