Gjiganti italian ka ‘blinduar’ mbrojtësin danez me kontratë të re.
Simon Kjaer ishte duke kaluar vitin e fundit të kontratës që i skadonte në qershor të vitit 2022.
Megjithatë, Kjaer ka vendosur të rinovojë kontratën edhe për dy vite tjera dhe do të mbetet pjesë e Milanit deri në vitin 2024.
Danezi është duke shkëlqyer këtë edicion me paraqitjet e tij në repartin defanziv, duke bërë që drejtuesit e klubit t’i besojnë atij rolin e liderit të mbrojtjes.
Kjaer me kontratën e re pritet të përfitojë pagë prej 1.5 milionë euro në sezon.
Përveç Kjaer, Milani synon të rinovojë kontratën edhe me disa futbollistë tjerë kyç të ekipit.
Official Statement: @simonkjaer1989 ➡ https://t.co/dOjYIz6qRj
Comunicato Ufficiale: Simon Kjær ➡ https://t.co/MOjEE0DML2#SempreMilan pic.twitter.com/n7GbXprxBB
— AC Milan (@acmilan) October 27, 2021
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...