Sot ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, diskutoi nga afër me Verena Taylor, drejtoreshë e Zyrës së Drejtoratit të Programeve të Përgjithshme të Këshillit të Evropës, me ç’rast e informoi mbi angazhimin në reformën në sistemin e Drejtësisë.
Ministrja Haxhiu veçoi procesin në progres të vettingut, gjë e cila u trajtua me interes të veçantë, si dhe po ashtu njoftoi për angazhimin kundër dhunës në familje, gjegjësisht raportimi në Grevio për implementimin e Konventës së Stambollit.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë nga Këshilli i Evropës.
Palët shprehën vullnetin për takime të mëtutjeshme edhe në të ardhmen. /arbresh.info/
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër