Google ADS

Pochettino kandidati tjetër për stolin e Manchester United

17:33 | 27 Tetor 2021
KRG

E ardhmja e menaxheri aktual i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, është e pasigurt.

Kjo vije si pasojë e ndeshjen kundër Liverpool, ku “Djajtë e Kuq” kanë pësuar humbje të thellë me rezultat 0-5, të dielën e kaluar.

Andaj,  është përfolur  për një shkarkim të mundshëm të norvegjezit.

Është përfolur  se Antonio Conte mund të jetë menaxheri i ardhshëm i Manchester United.

Lexo edhe :

United ka vënë kontaktet e para me Conten

Por, sipas “Marca”, në garë është edhe trajneri aktual i Paris Saint-Gemrian, Mauricio Pochettno.

Kontrata e trajnerit me PSG-në vleni deri në vitin 2023, por parisienët nuk janë aq të kënaqur me trajnerin edhe pse janë krenarë për treshen e sulmit të tyre, Neymar, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.

Pochettino gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Premier Ligës me klubin e Tottenhamit.

Edhe pse nuk ka mundur të fitojë ndonjë trofe, ai ka arritur të krijojë një ekip mjaftë të rrezikshëm ku edhe e kualifikojë ekipin në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori. /arbresh.info/

Të ngjashme