Google ADS

Gazetari Halil Berisha përfundon dëshminë në Gjykatën Speciale

17:07 | 27 Tetor 2021
F.T

Gazetari Halil Berisha ka përfunduar dëshminë në seancën gjyqësore kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Berisha në Gjykatën Speciale u mor në pyetje për pjesëmarrjen në konferencat e organizuara nga OVL e UÇK-së, ku u publikuan dokumente të Gjykatës Speciale.

Më tutje, gazetari kosovar u pyet edhe për shkrimet që kishte bërë lidhur me ato dokumente dhe për atë nëse ka pasur persona me të cilët gazetari Berisha i ka ndarë ato dokumente.

Lexo edhe:

Specialja: Deri në dhënien e garancës nga Policia e Kosovës, i vazhdohet paraburgimi Gucatit e Haradinajt

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme