Google ADS

Osmani reagon pas vdekjes së regjisores Berisha: Humbje e madhe për artin

16:28 | 27 Tetor 2021
F.T

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së regjisores Burbuqe Berisha, duke thënë se vdekja e hershme e saj është humbje e madhe për kinematografinë e Kosovës.

Përmes rrjetit social Facebook, Osmani ka thënë se ndarja e saj nga jeta do të lë zbrazëti të madhe në jetën tonë publike.

“Ajo përfaqëson një brez krijuesish, të cilët u formuan në kohë rezistence dhe e zhvilluan krijimtarinë e tyre krahas saj, duke e shndërruar artin në rezistencë e dëshmi”, ka shkruar Osmani.

Puna e Berishës prej regjisoreje në Teatrin Kombëtar, në teatrin “Faruk Begolli”, por edhe në teatro të tjera, sipas Osmanit, mbetet vulë e fuqishme në zhvillimin e teatrit, por edhe të jetës kulturore.  /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme