Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot ka filluar shpërndarja e 140 mijë vaksinave kundër gripit sezonal.
MSH njofton se kategoritë me prioritet për vaksinim kundër gripit sezonal janë: qytetarët mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe lehonat, personeli shëndetësor dhe fëmijët me indikacione shëndetësore.
“Koha për VAKSINIM është TANI, sepse vaksina ju mbron juve dhe njerëzit përreth nga gripi sezonal si dhe e ul ngarkesën e sistemit shëndetësor gjatë pandemisë Covid-19. Secila komunë do të informoj qytetarët e saj për oraret dhe qendrën e vaksinimit kundër gripit sezonal”, thuhet në njoftim. /abresh.info/
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...