Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në kuadër të vizitës së tij, sot ka takuar senatorin nga shteti Arkanzas, Tom Cotton.
Cotton njëherit është edhe anëtar i Komitetit për Shërbimet e Armatosura në Senatin e Shteteve të Bashkaura.
Mehaj thotë se e ka informuar senatorin për objektivat e Qeverisë së Kosovës në fushën e mbrojtjes.
”Në kuadrin e vizitës sime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot pata nderin dhe kënaqësinë që të takoj Senatorin nga shteti Arkanzas, z.Tom Cotton, njëherit, anëtar i Komitetit për Shërbimet e Armatosura në Senatin e Shteteve të Bashkuara.
Senatorin Cotton e informova për objektivat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe njëkohësisht i theksova përkushtimin tonë për thellim të partneritetit me SHBA, duke e falenderuar për gjithë kontributin dhe përkrahjen e pakursyer në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, e në veçanti në krijimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë.
Senatori Cotton më shprehu falenderimin dhe konsideratën e tij të lartë për gatishmërinë e treguar nga ana Qeverisë së Kosovës për asistencën e ofruar në strehimin e refugjatëve afganë. Gjithashtu vlerësoi lartë partneritetin ndërmjet SHBA-së dhe Republikës së Kosovës, si dhe konfirmoi përkushtimin e tij për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi”./arbresh.info/
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...