Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar formimin e Komisionit për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.
Në një konference për media , ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ai i Financave, Hekuran Murati, kanë dhënë detaje për këtë projekt.
Liburn Aliu, tha se nga studimi i parafizibilitetit nga tri variantet më i përshtatshmi është ai që kalon mbi fshatin Manastiricë në Kosovë dhe Buzvucë në Maqedoninë Veriore.
“Nga studimet e parafizibilitetit janë tri variante, ku më i përshtatshmi, është ai që ka tunelin më të gjatë 6.4 km dhe është mbi fshatin Manastiricë nga Kosova dhe kalon në anët tjetër afër fshatin Bozofq”, tha Aliu.
Projekti sipas tij mund të kushtojë mbi 150 milionë euro.
Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ky projekt është madhor dhe se nuk do të ketë vonesa në këtë projekt.
“Sa i përket rrugës Prizren-Tetovë është një projekt madhor që ka qenë premtim i kësaj qeverie, fal përformances së mirë të ministrisë së financave jemi siguruar që të sigurojmë të gjitha hapësirat financiare, nuk do te ketë vonesa ne projekt për shkak të mungesës financiare. Besojmë që sa më parë qytetarët të mund të përfitojnë sa më parë”, tha Murati./arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit