Ronald Koeman dëshiron ta shijojë kohën që, siç tha ai, i ka mbetur si trajner i Barcelonës, pasi është duke u përballur me trysni të madhe pas disfatës kundër Real Madridit në El Clasico.
Barça u mund 2:1 në shtëpi nga rivali i vet më i madh të dielën, e cila e lë atë në vendin e nëntë në tabelën e La Ligës.
Katalonasit do të përballen me Rayo Vallecanon sot, një skuadër në formë të mirë, dhe Koeman thotë se skuadra e tij nuk e ka luksin të pësojë humbje të njëpasnjëshme.
“Jam i rritur dhe e di se si funksionojnë këto gjëra”, tha Koeman para ndeshjes.
“Dëshiroj ta shijoj kohën që më ka mbetur, qoftë ajo tetë vjet, gjashtë muaj, një vit, apo disa javë. Mendoj se është e rëndësishme ta fitojmë këtë ndeshje në Madrid, nuk e kemi luksin të humbasim dy herë radhazi”, shtoi ai.
Pas humbjes të dielën, vetura e Koemanit u rrethua nga shumë tifozë të Barcelonës, të cilët i ka quajtur njerëz të paedukuar. /GE/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...