Google ADS

Grevë urie në burgun e Peqinit: Disa të dënuar refuzojnë ushqimin, zbulohet arsyeja

23:41 | 26 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Një grevë urie raportohet të jetë ndërmarrë nga ana e disa të burgosurve në Peqin.

Mësohet se shkak për nisjen e grevës është bërë mungesa e takimeve me familjarët e tyre si pasojë e rregullave anti-covid.

Kujtojmë që disa javë më parë, e më konkretisht më 7 tetor afro 250 të dënuar në burgun e Peqinit u futën në grevë.

Të dënuarit e parë që kanë nisur këtë revoltë ishin të dënuarit Arbjon Aliko dhe Genci Balla. Të dy këta të dënuar refuzuan të ushqehen, si pasojë e aplikimin të regjimit “41-biss”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme