Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve sot ka nisur numërimi i votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Sipas rezultateve për Komunën e Istogut, më së shumti vota ka marrë kandidati i LDK-së, Ilir Ferati. Ai mori 131 vota.
Pas tij është Bekë Berisha i AAK-së.
Edhe për kuvend komunal, këto dy parti ishin më të votuara.
Sipas këtyre të dhënave, Smajl Latifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë më së shumti vota me kusht.
Latifi mblodhi 120 vota me kusht, duke u renditur para kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, i cili mori 57 vota.
I treti në këtë listë është Burim Krasniqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili mori 34 vota me kusht.
Më poshtë gjeni rezultatet e votave me kusht për kryetarët e komunave dhe për Kuvendin Komunal.
Nga ana tjetër, kandidati nga Iniciativa Qytetare, Xhafer Gashi prinë i pari në listën e rezultateve të votave me kusht për Komunën e Obiliqit me 83 vota.
I dyti i kësaj liste renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi me 48 vota.
Ndërkaq Mehmet Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka grumbulluar 28 vota, kurse kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Xhelal Krasniqi ka marrë 17 vota.
Kandidati nga Lista Serbe, Goran Dançetoviq ka marrë 8 vota, Ajet Berisha nga Lëvizja për Bashkim ka grumbulluar 6 vota dhe Hanefi Musliu nga Partia Demokratike ka marrë 4 vota nga grumbullimi i votave me kusht.
Në Mitrovicë, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës prinë bindshëm edhe me votat me kusht. Hamza ka marrë 417 sosh.
Ai ka lënë mbrapa kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, kryetarin e deritanishëm të Mitrovicës, Agim Bahtirin i cili mori 295 vota me kusht.
Ndërkaq, në vendin e tretë u rendit Armend Agolli i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili mblodhi 109 vota me kusht. /arbresh.info/
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...