Trajneri legjendar i futbollit kosovar, Afrim Tovërlani është arrestuar mbrëmë pasiqë është i dyshuar se më thikë e ka kanosur kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti në shtëpinë e tij.
Nga burime e arbresh.info, bëhet e ditur se ishte vetë Afrim Tovërlani i cili paraqiti rastin në polici.
Gjatë kontrollimit të trajnerit, është gjetur një thikë e cila është konfiskuar derisa Torvëlani ishte dërguar në stacionin policor në Graçanicë.
Në stacion i është bërë edhe alkool-testi ku ka rezultuar pozitiv dhe ishte në gjendje të dehur.
Kryetari aktual i komunës së Prishtinës ende nuk ka deklaruar rreth këtij rasti, ndërsa Afrim Tovërlanit i është caktuar masa e ndalimi prej 45 orësh./arbresh.info/
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...