Llapi ka fituar trofeun e organizuar nga FFK-ja, Superkupën Kosovë-Diasporë.
Skuadra e Batatinës ka shënuar fitore ndaj Kosova Düsseldorf, me rezultat të pastër 2-0.
Me nga dy gola në të dyja pjesët, Llapi arriti të siguronte fitoren. Golin e parë për bardhekaltrit e realizoi Drilon Fazliu në minutën e tetë të ndeshjes, pas asistimit të Benjamin Eminit.
Goli i dytë erdhi në minutat shtesë, kur Benjamini Emini realizoi nga pika e bardhë në minutën e 94-të.
Ishte ky trofeu i tretë brenda një viti kalendarik për llapjanët, të cilët kanë fituar edhe Kupën dhe Superkupën e Kosovës.
Faqja zyrtare e Llapit ka publikuar disa fotografi, ku shihet festa e ekipit pas fitores në Superkupën Kosovë-Diasporë.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...