Google ADS

AAK-ja “rrëmben” votat me kusht në Klinë

17:44 | 26 Tetor 2021
F.T

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht për komunën e Klinës.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Zenun Elezaj, ka marrë më së shumti vota me kusht, plot 93.

Ndërkaq pas tij, radhitet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Esat Raci, i cili ka grumbulluar 66 vota.

Në fund të listës gjendet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Lulzim Dragidella, me 25 vota.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme