Rrëfimi i sotëm erdhi nga Fifi, e cila tregoi për disa nga banorët luftën që ka fituar me ankthin dhe depresionin.
Banorët kanë rrëfyer mbi tradhëtinë, divorcin, dhunën në familje apo pamundësitë ekonomike e shumë vështirësi të tjera të cilat i është dashur të përballojnë.
‘’Trupi im nuk i përballon dot emocionet e forta, sidomos stresin dhe frikën. Më bien të fikët menjëherë, episodi i parë ka ndodhur në vitin 2015 kur unë isha pjesëmarrëse në nje festival. Dhe që atëherë vazhdoi disa herë rresht. Ishte shumë e vështirë, të gjithë më thoshin që unë nuk do t’ja dilja dot në muzikë’’,- tha Fifi.
Fifi sqaroi se mjekimi lidhur me këtë problem ishte shumë i vështirë dhe madje i shoqëruar me komplikacione të shumta.
‘’Nisa të përdorja ilaçe por më dhanë shumë efekte anësore. Nisa të shihja haluçinacione dhe të dëmtoja dhe vetën prej tyre. Lëndoja veten me çfarë të gjeja në shtëpi’’,- shtoi ajo.
Këngëtarja në fund tregoi se vendosi të punonte shumë me veten dhe se shërimin e ka gjetur tek besimi në Zot.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...