Lëvizja Vetëvendosje në Klinë, ka pranuar ofertë për bashkëpunim nga dy partitë që kanë shkuar në balotazh, AAK dhe PDK.
Sipas njoftimit të kësaj dege, vendimi do të merret pas konsultimit me aktivistët dhe pas mbledhjes me Grupin Punues të Lëvizjes në Klinë
“Të dashur aktivistë, vullnetarë e simpatizantë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ju njoftojmë se Qendra e Lëvizjes në Klinë ka pranuar dy ftesa zyrtare për bashkëpunim nga dy partitë që kanë shkuar në balotazh në Klinë: AAK dhe PDK. Pas konsultimeve me aktivistët tanë dhe pas mbledhjes me Grupin Punues të Lëvizjes në Klinë do t’i shqyrtojmë këto dy ftesa dhe në bazë të vullnetit të shumicës do të marrim vendimin e duhur”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...