Ministrat e Energjisë të Bashkimit Europian konsultohen të martën për rritjen e ndjeshme të çmimeve në shumë vende të BE dhe se çfarë kundërmasash duhen marrë.
Në shumë vende të BE, rritja e çmimeve të energjisë po kthehet në problem për qytetarët. Si mund të ndalen lëkundjet kaq të mëdha të çmimeve të energjisë në BE? Me këtë çështje merren ministrat e Energjisë së BE në takimin e tyre në Luksemburg (26.10). Komisioni Europian paraqiti para disa ditësh një paketë instrumentash që mund të vihen në përdorim për t’u përballur me rritjen e çmimeve, si për shembull uljen e tatimeve apo subvencionime për sipërmarrjet e vogla.
Por një grup brenda BE kërkon më shumë. Franca, Spanja dhe Greqia duan që të merren masa më të thella në nivel europian, që të shmangen në të ardhmen çmimet e larta. Për shembull reformimin e tregut të shumicës për tregjet e energjisë duke mundësuar blerjen e përbashkët të gazit dhe magazinimin e tij.
Jo ndërhyrje në tregjet e brendshme
Përballë kësaj qëndron një grup tjetër brenda BE, që kërkon zgjidhje në tregjet ekonomike. Gjermania dhe tetë vende të tjera u shprehën kundër reformave në tregjet e energjisë. Në një dokument të përbashkët me Austrinë dhe Holandën thuhet, se “nuk mund të mbështesim masa, që janë në kontradiktë me tregjet e brendshme të gazit dhe energjisë elektrike, si për shembull një reformë të shpejtë të tregut të shumicës për energjinë.”
Polonia dhe Hungaria nga ana e tyre bëjnë përgjegjëse masat e paketës së klimës të BE si tregtinë me emetimet e dioksidit të karbonit për këtë rritje të ndjeshme çmimesh. Në sistemin e emetimeve të BE, ofruesit e energjisë psh. duhet të paguajnë për emetimin e gazrave serë, CO2. Disa vende, mes tyre Gjermania theksojnë, se masat e mbrojtjes së klimës janë zgjidhja për çmimet e larta të energjisë dhe jo origjina e problemit.
Pozicionet e vendeve të BE në lidhje me çmimet e larta të energjisë janë kaq larg njëri-tjetrit, edhe sepse jo të gjithë janë të prekur njësoj nga rritja e çmimeve. Sipas vëzhguesve në Luksemburg nuk pritet arritja e ndonjë ujdie, me gjasë ajo do të shtyhet në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE, shkruan DW
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...