Dje është raportuar një skandal në kuadër të gjyqësorit të Kosovës.
Gjykata Themelore në Pejë kishte marrë vendim që të dënojë vetëm 8 muaj e tetë ditë burgim personin që dhunoi 15 vjeçaren në Gjakovë.
Përpos kësaj, dënimi me 8 muaj e 8 ditë burgim nuk mund të rritet, pasi Prokuroria e Pejës është pajtuar me lartësinë e këtij dënimi, pasi nuk ushtroi ankesë në Gjykatën e Apelit.
Lidhur me këtë së fundi ka reaguar edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Lumezi ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, që të rishqyrtojë lëndën penale të prokurores Lirije Morina dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme sipas ligji për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, thuhet në komunikatën për media.
“Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, si autoritet kompetent, që të rishqyrtojë lëndën penale PP.nr. 68/12 të prokurores Lirije Morina dhe nga të gjeturat të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.
Kutjojmë se, përpos dënimit, të pazakontë këtë vendim e bënë edhe fakti se si gjyqtarja Zatriqi nuk ka arritur ta gjejë asnjë rrethanë rënduese kundër të akuzuarit, përderisa në favor të tij i ka gjetur 10 rrethana lehtësuese ndër të cilat edhe rrethanën se viktima gjatë dhunimit nuk kishte pësuar lëndime.
Ngjarja për të cilën u shqiptua ky dënim, sipas aktakuzës kishte ndodhur në janar të vitit 2012. /arbresh.info/
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...