Ministria e Mjedisit, shpall konkurs të fotografisë me temën “Fshati Im”

13:48 | 26 Tetor 2021
A Z

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me rastin e 8 nëntorit “Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve”, shpall konkurs të fotografisë me temën: “Fshati Im”.

Sipas njoftimit, fotot duhet të jenë autotentike, dhe afati për konkurrim është deri më 3 nëntor.

Ndërsa, shperblimet do të jenë deri në 500 euro.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me rastin e 8 nëntorit “Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve”, shpall konkurs të fotografisë me temën: “Fshati Im”. Fotot duhet të jenë autotentike.

Fotografitë duhet të dergohen në këtë adresë elektronike: iph.@[email protected].

Afati për konkurrim është deri më 3 nëntor 2021.

Fituesit do të shpallen më 8 nëntor 2021, duke filluar nga ora 10.00, në hollin e ndertesës ish-Rilindja.

Shpërblimet do të jenë:

1. Vendi i parë 500 euro
2. Vendi i dytë 300 euro dhe
3. Vendi i tretë 200./arbresh.info/

Të ngjashme