Google ADS

Rohde: Pengimi i sportistëve kosovarë është shembull i Ballkanit të mbyllur

13:09 | 26 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se politizimi i sportit nuk është asnjëherë ide e mirë.

Ai duke folur për pengimin e boksierëve kosovarë nga Serbia, për ta marrë pjesë në Kampionatin Botëror, tha se kjo është shembull i Ballkanit të mbyllur.

“Politizimi i sportit nuk është ide e mirë asnjëherë. Pengimi i boksierëve kosovarë për të marrë pjesë në kampionat shkon në drejtim të kundërt. Kjo fatkeqësisht është shembull i Ballkanit të mbyllur, jo të hapur”, tha Rohde, në një postim në Twitter.

Ambasadori gjithashtu theksoi se shkëmbimet intelektuale, kulturo-sportive dhe artistike janë të domosdoshme.

“Ashtu sikurse e tha dje Zëdhënësi i BE-së “pajtimi afatgjatë në mes të shoqërisë nis nga shkëmbimi intelektual, kulturor, sportiv dhe artistik. Këto shkëmbime janë të domosdoshme për të ndërtuar mirëkuptim të ndërsjellë”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme