Google ADS

Arrestohet i kërkuari për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve

12:47 | 26 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Policia në Ferizaj, ka arrestuar një person i cili ka qenë në kërkim nën dyshimin për posedim, blerje të substancave narkotike.

G.H,51 vjeçar, ishte i dënuar më 6 muaj burgim.

Komunikata e plotë:

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që sot në të arrestojë një person në me inicialet G.H (M/K) i moshës 51 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve,substancave psikotrope dhe analoge’’, me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme