Qeveria e Kosovës po mendon për interesa të tyre, e jo për qytetarët.
Kështu shprehen qytetaret të cilët të mllefosur me ngritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe jo vetëm, po e kanë të vështirë mbushjen e shportës ushqimore.
“Është rrit shumë, po duhet më se pari më këqyr a po punojnë krejt se ka që edhe nuk punojn. Ka shumë rritje të produkteve”, thoë një qytetare.
E ngritjet e çmimeve po janë të pa përballueshme edhe për pensionistët, raporton arbresh.info.
“S’kemi qa më be duhet me hëngër sa t’i ngritin duhet mi ble na jemi pensionuar e pensionet nuk i kanë rritur. I kanë rrit çmimet dyfish gati. Qeveria mendon për veti mi marr paret, e jo për neve që kemi punuar mbi 40 vite”, thotë qytetarja tjetër.
Arsye për këtë ngritje të produkteve ushqimore e të derivateve ka Skënder Krasniqi, kryetar i Odës së Afarizmit të Kosovës.
“Këto rritje po ndodhin si pasoj e rritjes se çmimit në tregun e huaj, rritjen e çmimit të transportit e kostos së prodhimit. Ne si vend jemi të varur shumë nga importi dhe e kemi të pamundur si biznesi të ndalim rritjen e çmimit kjo është e dëmshme si për bizneset, si për qytetarët. Ne gjithë bëjmë kërkesë që të kemi investimin në rritjen e prodhimit vendor në mënyrë që të mund t’i kontrollojmë edhe çmimet”, ka thënë Krasniqi.
E që barra e ngritjeve të çmimeve mos të bie mbi qytetarët por as mbi bizneset, Krasniqi ka një lutje për Qeverinë.
Ai tregon se përmes disa vendime këto çmime mund të mos ngritën më.
“Ftojmë Qeverinë që të ndërhyj më politika fiskale e t’i ndihmojë edhe bizneseve edhe qytetarëve që mos të ketë rritje më të mëdha dhe të mbroj konsumatorin. Kjo bëhet me ndërhyrje të politikave fiskale qoftë me uljet të TVSH-së ose politikave të tjera në mënyrë që mos të ketë rritje më të madhe dhe mos të dëmtohen qytetarët”, thotë Krasniqi për arbresh.info.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin shtator dhe është vërejtur një ngritje e çmimeve në produktet ushqimore bazë, siç janë buka, perimet produktet e qumështit, rritje kjo që po vazhdon ende.
Në këto rritje të ditëve të fundit përfshihet edhe çmimi i transportit, derivateve e energjisë elektrike.
Rritje e çmimeve është paralajmëruar deri në janar të vitit 2022./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?