Rrahjen brutale të gruas në një market në Prishtinë, policia e cilëson “Lëndim i lehtë trupor”

09:09 | 26 Tetor 2021
S D

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të së hënës, ka njoftuar për një rast të cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”, që ka ndodhur mesditën e së dielës në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, është bërë e ditur se rasti ka ndodhur të dielën në orën 14:20, dhe sulmi fizik ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje.

Viktima në këtë rast ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkaq i dyshuari, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR-Prishtinë, 24.10.2021 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

E ky “lëndim i lehtë trupor”, tronditi Kosovën mbrëmjen e së hënës.

Krejt kjo kishte ndodhur në prezencë të bashkëshortes dhe fëmijëve të të dyshuarit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme