Ronaldo dhe bashëklojtari te Unitedi nuk pasojnë te njëri-tjetri shkaku që nuk kuptohen

08:48 | 26 Tetor 2021
A. B.

Dyshja e Manchester United, Cristiano Ronaldo dhe Mason Greenwood thuhet se nuk po pasojnë te njëri-tjetrit gjatë ndeshjeve për shkak të mungesës së mirëkuptimit.

United pësoi një humbje poshtëruese 5-0 ndaj Liverpoolit të dielën në mbrëmje dhe informacionet rreth rëndësisë së Ole Gunnar Solskjaer si trajner kanë filluar të dalin.

Ronaldo u rikthye në klub në verë dhe ende nuk ka gjetur një gjuhë të përbashkët me 20-vjeçarin Greenwood në sulm.

Për ESPN, një burim brenda United beson se Solskjaer e ka të vështirë të bashkëpunojë me Ronaldon dhe Greenwoodin në fushë.

Shokët e skuadrës kanë filluar të vërejnë se dyshja rrallë pasojnë te njëri-tjetri, ndërsa Ronaldo po bëhet gjithnjë e më i frustruar me vendimmarrjen e Greenwood.

I riu është një finalizues i jashtëzakonshëm dhe shpesh shkon për gol, ndërsa Ronaldo do të donte ta shihte atë të pasonte për të.

Nuk është problemi i vetëm që Solskjaer ka në lidhje me lojtarët e tij.

Anëtarët e tjerë të skuadrës besojnë se duhet të ketë më shumë drejtime taktike nga Solskjaer dhe stafi i tij stërvitor.

Humbja e fundjavës ndaj Liverpoolit bëri që United të pësoi katër gola në pjesën e parë dhe shkarkimi i norvegjezit ka filluar të diskutohet që nga ajo ditë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme