Princi i Kurorës dhe sundimtari i Arabisë Saudite ka propozuar që mbreti i ndjerë Abdullah të vritet me një “unazë helmi”, tha një ish-zyrtar kryesor i inteligjencës saudite.
Në një intervistë për CBS, Saad al-Jabri tha se Mohammed bin Salman i tha kushëririt të tij në vitin 2014 se ai donte ta bënte këtë në mënyrë që të pastronte fronin për babain e tij, transmeton portal arbresh.info
Në ato kohë në familjen mbretërore të Arabisë Saudite kishte tensione se kush do të ulej në fron.
Qeveria saudite e ka quajtur Jabri një ish-zyrtar të diskredituar me një histori të gjatë fabrikimi.
Jabri në intervistë tha se Princi i Kurorës Mohammed, sundimtari de fakto i Arabisë Saudite dhe djali i mbretit Salman, është “një psikopat, një vrasës me burime të pakufizuara në Lindjen e Mesme, i cili përbën një kërcënim për popullin e tij, amerikanët dhe mbarë planetin”.
Jabri pretendon se në takimin e vitit 2014, princi i sugjeroi kushëririt të tij, Princit Mohammed bin Nayef, ministrit të Brendshëm të atëhershëm, që të organizonte vrasjen e mbretit Abdullah.
“Unë dua ta vras mbretin Abdullah. Kam marrë një unazë helmuese nga Rusia. Më mbetet vetëm ta tund atë dhe të përfundojmë punë”, tha Jabri, duke cituar Princin saudit.
“Nëse ai thjesht po bënte shaka, ai e tha dhe ne e morëm seriozisht”, shtoi ai.
Abdullah vdiq në vitin 2015 në moshën 90-vjeçare dhe u pasua nga gjysmëvëllai i tij Salman, babai i Mohammed bin Salman i cili emëroi Mohammed bin Nayef si trashëgimtar të fronit.
Dy vjet më vonë, bin Nayef u zëvendësua nga bin Salman si trashëgimtar i fronit. Bin Nayef humbi gjithashtu postin e tij si ministër i brendshëm dhe thuhet se u vendos në arrest shtëpiak përpara se të arrestohej vitin e kaluar me akuza të panjohura.
Ai tha gjithashtu në një intervistë se një mik nga shërbimi i inteligjencës në Lindjen e Mesme e kishte paralajmëruar se Mohammed bin Salman kishte dërguar një ekip vrasësish pas tij në tetor 2018, vetëm disa ditë pasi agjentët sauditë vranë gazetarin disident saudit Jamal Khashoggi në Turqi.
Ai tha se një ekip prej gjashtë personash zbarkuan në aeroportin e Otavës, por u kthyen pas pasi oficerët e doganës gjetën të ata edhe pasije të dyshimta për analizat e AND-së.
Princi Mohammed mohon akuzat, si dhe përfshirjen e tij në vrasjen e Khashoggi, megjithëse agjencitë e inteligjencës amerikane kanë vlerësuar se ai e miratoi operacionin./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...