Takimi romantik i Borës dhe Donaldit në spektaklin “Big Brother VIP” të premten në mbrëmje ishte një nga momentet më të bukura që kemi parë në ekranet shqiptare.
Momentet e bisedës me njëri-tjetrin dhe sidomos të puthjes së buzë janë shpërndarë kudo nga fansat në rrjetet sociale.
Këtë të hënë, në nisje të “Për’puthen”, moderatorja tha se përjetoi emocione shumë të forta në ato çaste.
“Në atë dalje në Big Brother, u përcollën shumë emocione të forta dashurie, ku këto ndjenja nuk janë të rëndësishme vetëm për partnerin, por edhe për shoqen e ngushtë. Jam pa fjalë tërësisht“.
E pyetur nga opinionisti Arjan Konomi nëse ky ishte një ribashkim mes çiftit, Bora u përgjigj: “Nuk e di as vetë o Arjan se çfarë ndodhi. Deri diku e prisja që do të ngacmohesha, por deri në atë nuk e prisja kurrë që do shkonte”.
Bora hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të takuar shoqen e saj të ngushtë Semin, por nuk mund të largohej pa takuar dhe Donaldin. Mes puthjesh, trëndafilash e përqafimesh, ata u çmallën me njëri-tjetrin në dhomën e surprizave./tch/
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës