Java e fundit e muajit tetor do të vijoj me mot me vranësira dhe intervale të gjata me diell. Kjo situatë vije si rezultat i prezencës së fushave anticiklonike të cilat kanë përfshirë gjithë territorin e vendit tonë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të shënojnë rënie, duke krijuar kushte që ditën e hënë dhe të marte në mëngjes të krijohet mjegulla dhe ngrica të dobëta, transmeton arbresh.info.
Po ashtu si pasojë e rënies së temperaturave minimale ekzistojnë kushte që në mëngjes të paraqitet fenomeni i brymës i cili mund të ndikoj negativisht në perimekulturë, te ato perime që ju ekspozohen rrezeve direkt të dritës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit të këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike. /arbresh.info/
Përfshihet nga zjarri një vilë në Podujevë
Vodhi pije alkoolike në një market në Lipjan, arrestohet i d...
Krijimi i shtetit bektashi, Rama: Është në harmoni të plotë ...
Sulmet vdekjeprurëse izraelite në Liban shënojnë nisjen e nj...
Horoskopi ditor – Çfarë kanë parashikuar yjet për shen...
Kylian Mbappe tashmë është i rëndësishëm për Real Madridin –...