Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi që Serbia nuk ka lejuar që boksierët nga Kosova, të marrin pjesë në Kampionatin Botërorë që po mbahet në Serbi.
Boksierët kosovarë nuk janë lejuar për dy ditë të kalojnë në territorin e Serbisë.
E për këtë, Kurti ka thënë se Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit jo në kufi.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se veprimi i Serbisë është një shkelje e normave ndërkombëtare të sportit
“Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit jo në kufi. Vendimi i tyre për të mos lejuar hyrjen e sportistëve tanë për Kampionatin Botëror të Boksit 2021 është një shkelje e normave ndërkombëtare të sportit. I bëj thirrje BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare ta dënuar këtë shkelje dhe veprim diskriminues”, shkruan Kurti.
Lidhur me veprimin e Serbisë ka reaguar edhe BE, e cila ka bërë thirrje që Federata e Boksit të Kosovës të trajtohet barabartë si të gjitha federatat tjera./arbresh.info/
Serbia should show its strength in the boxing ring not at the border.
Their decision to deny entry to our athletes for the World Boxing Championships 2021 is a violation of int. norms on sport.
I call on EU & int. community to condemn this violation and discriminatory action.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 25, 2021
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën