Google ADS

Drejtuesit e KOK-ut prezantojnë programin e Akademisë Olimpike të Kosovës në Asamblenë e ANOC-ut

19:07 | 25 Tetor 2021
KRG

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), që po mbahet në Kretë të Greqisë.

Me këtë rast, sekretarit të përgjithshëm, Aliti, i është dhënë mundësia që para asambleistëve të bëjë një prezantim të Akademisë Olimpike të Kosovës, gjë që është mirëpritur nga të pranishmit.

Prezantimi i Alitit u bë pas prezantimit që fillimisht kishte bërë kryetari i Akademisë Olimpike të KON-it (IOC), Isidoros Kovelos, i cili përgëzoi drejtuesit e KOK-ut për themelimin dhe programin e Akademisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme