Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), që po mbahet në Kretë të Greqisë.
Drejtuesit e KOK-ut kanë shfrytëzuar rastin për të përmendur çështjen e boksit të Kosovës, delegacioni i të cilëve nuk u lejua të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në Beograd.
Presidenti Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Aliti, kanë diskutuar me drejtues të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, për çështjen në fjalë, për çka kanë marrë premtimin se do të dalim së shpejti me reagimin dhe qëndrimin e tyre.
Po ashtu, drejtuesit e KOK-ut, janë takuar edhe me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, derisa takime ka pasur edhe me drejtues të Komitetit Olimpik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe të Komiteteve tjera Olimpike.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...