Këshilli Prokuroial i Kosovës, ka njoftuar se ka lëshuar takimin e Grupit punues për ndryshime ligjore të Ministrisë së Drejtësisë, si shenjë reagimi ndaj deklaratave të zv.ministrit të
Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili ditë më parë i kishte qujtur prokurorët kriminelë.
N
ë komunikatën e KPK-së, thuhet se bashkëpunimi edhe për kudnër vullnetit, deri në distancimin nga kjo deklaratë nga ministrija Haxhiu është i pamundur.
Më poshtë gjeni qëndrimin e sistemit prokurorial, të paraqitur sot para Grupit punues të Ministrisë së Drejtësisë:
“Të nderuar anëtar të këtij grupi punues,
Të nderuar partnerë ndërkombëtarë,
Të nderuar përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë,
Prezenca jonë si përfaqësues institucional të Këshillit Prokurorial të Kosovës, respektivisht Prokurorit të Shtetit, në këtë takim, është shenjë respekti dhe vlerësimi që e kemi për partnerët ndërkombëtarë dhe aktorët e tjerë që janë pjesë e proceseve, të cilët në forma dhe mënyra të ndryshme kanë ndihmuar dhe po ndihmojnë institucionet e vendit, me theks të veçantë ato të drejtësisë.
Siç jeni në dijeni, para tri ditësh, Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, i quajti prokurorët të involvuar në veprimtari kriminale dhe piramida kriminale. Një gjuhë kjo e paprecedentë, e papranueshme, linçuese dhe jashtë çdo logjike shtetndërtuese dhe institucionale.
Ndaj një gjuhë të tillë, ne kemi reaguar, ku kemi kërkuar distancim të pushtetit ekzekutiv nga deklaratat e tilla. Ky distancim akoma nuk ka ndodhur dhe kjo nuk krijon hapësirë për bashkëpunim ndërinstitucional dhe e minon skajshmërisht respektin e ndërsjellë.
Është e pakuptimtë që ne të flasim në suaza të respektit, kolegjialitetit dhe mirëbesimit me dikë që i quan prokurorët të involvuar ne veprimtari kriminale.
Mosdistancimi nga kjo gjuhë nënkupton paragjykime të atilla që janë krijuar pa bazë dhe janë tendencioze dhe kjo ngritë dilema serioze në qëllimin e vërtetë të sponzorisuesit për të rrënuar pavarësinë institucionale në emër të ndryshimeve dhe reformave ligjore në vazhdën e kësaj është dhe drafti i fundit për ndryshimet e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Prandaj, ne nuk do të mund të vazhdojmë të jemi pjesë e këtij grupi, pa një reflektim dhe distancim publik të Zëvendësministrit të Drejtësisë ose pushtetit ekzekutiv.
Andaj, presim një qëndrim dhe reflektim të qartë dhe të bërë publik lidhur me çështjet e ngritura, në mënyrë që të mund të marrin pjesë në këto takime.
Ju faleminderit për vëmendjen tuaj dhe me kaq përfundon edhe qëndrimi ynë në këtë takim!”.
Sistemi Prokurorial i Kosovës mbetet i përkushtuar dhe i hapur për të bashkëpunuar me të gjithë pa përjashtim, brenda parimeve profesionale, gjithmonë duke e ruajtur ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë institucionale dhe në ketë drejtim është thelbësore të ndërtohet besimi i ndërsjellë, të kultivohet një qasje konstruktive, pa paragjykime dhe e bazuar në objektivitet./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...