Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli ka mbajtur sot (e hënë) një konferencë për media së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çekun.
Boksierëve të Kosovës iu mohua pjesëmarrja në Kampionatin Botëror të Boksit në Beograd, pasi autoritetet serbe nuk i lejoi ata të futeshin për të tretën herë në territorin e Serbisë.
Në konferencë për media të mbajtur sot, Demolli ka rrëfyer momentet kur u është ndaluar hyrja në territorin e Serbisë nga policia serbe, për shkak se me vete kishin simbole të shtetit të Kosovës.
Lexo edhe :
Hajrulla Çeku: Do të marrim masa për të ndaluar aktivitetin sportiv paralel në shtetin tonë
“Kemi qëndruar 12 ditë të izoluar. E kemi paraqitur ekipin një muaj më herët në AIBA dhe Federatën e Serbisë dhe deri në ditën e fundit gjithçka në rregull. Ditën e parë kur jemi nisur, jemi ndaluar nga policia serbe dhe na kanë thënë se me logon e Kosovës nuk mund të hyni në territorin serb. Unë i kam thënë se ne jemi të barabartë me të gjitha shtetet pjesëmarrëse. Jemi kthyer”, ka thënë Demolli në konferencë.
“Më pas na është thënë nga Komiteti Olimpik Kombëtar që të nisemi dhe prapë ndodhi e njëjta. Na kërkuan që të shkonim pa simbole. Shkuam herën e tretë, pa simbole, policia serbe u sjell shumë mirë, na kontrolluan dhe na tha që të prisnim. Shefi i policisë u kthye pas një ore dhe na tha që kemi urdhër nga lartë që të mos lejohet përfaqësimi i Kosovës brenda Serbisë”, shtoi ai.
Demolli ka akuzuar edhe AIBA-n që sipas tij ka “luajtur me dy karta”. Ai pret që Serbia të dënohet me 10 vjet pezullim apo më shumë.
“Edhe AIBA ka luajtur me dy karta, pasi ditën e parë na thanë që të shkonim e më pas na thanë që t’i largonim simbolet. Tani, këta boksierë do të duhet shumë që ta kthejnë formën. Do të kërkoj për këta boksierë që të kenë pikë për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, pasi ky është synimi jonë dhe në këto gara merren pikët për të qenë në Olimpiadë. Pres që Serbia të dënohet me 10 vite pezullim apo më shumë, ashtu siç i ndodhi Indisë me Donjeta Sadikun”, deklaroi Demolli
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...