Që nga marrja e detyrës si kryetar i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri për dreka e darka zyrtare ka shpenzuar mbi 15 mijë euro.
Tahiri po kandidon për të qeverisur edhe për katër vitet e ardhshme në këtë komunë, dhe pritet të vendoset në raundin e dytë të zgjedhjeve nëse qytetarët do ta votojnë më 14 nëntor.
Një drekë me zyrtarë nga Ministria e Bujqësisë dhe stafi udhëheqës i Komunës, Tahirit i kushtoi 151 euro e 70 cent, ndërsa në restorantin “Amazona”, në Milloshevë, dreka e shtruar nga kryetari Tahiri me pjesëmarrës të olimpiadës së mathematikës i kushtoi 480 euro.
Kryetari Tahiri e nderoi me darkë edhe delegacionin nga Vaxjo- Suedia, të cilit i kushtoi 398 euro, ndërsa darka tjetër për këtë delegacioni i kushtoi 118 euro.
Por, si duket delegacionit suedez, i ka pëlqyer mjaft shumë kryetari Tahiri për dreka e darka zyrtare, ata prap drekën e shijuan në Pizzerin “Palma” në Vushtrri, ku dhe i kushtoi komunës 137 euro, e dreka tjetër për këtë delegacion i kushtoi 126 euro, e dreka tjetër i kushtoi 224 euro.
Gjatë muajit të Ramazanit, të vitit 2018, kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri i ktheu iftar Klubit të Hendbollit në restorant “Prestige” me vlerë 539 euro, ndërsa iftari tjetër po në këtë restaurant i ktheu stafit të komunës dhe disa mysafirëve të tjerë, e kjo i kushtoi 1.576 euro.
E mysafirët nga qyteti Norwalk, nga shteti i Iowa’s, në ShBA, kryetar Tahiri e nderoi me drekë në “Fshatin Turistik Skroma”, të cilit i kushtoi 423 euro.
Por, dreka me stafin e zyrës se tij dhe stafin nga Ujësjellësi në Vushtrri, atij i kushtoi me shumën 251 euro.
Dreka me stafin udhëheqës të komunës me rastin e organizimit të puntorisë për Projekt-Buxhet 2019, i kushtoi 234 euro, ndërsa dreka tjetër po me këtë staf i kushtoi 136 euro.
Kryetari Tahiri i priti me drekë edhe zyrtar nga Ministria e Financave, nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, të cilit I kushtoi 207 euro e 40 cent, ndërsa dreka me zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës i kushtoi 57 euro.
Dreka me nxënës shqiptar nga Suedia dhe mësimdhënës të Gjimnazit, Tahirit i kushtoi 448 euro.
Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri i shtroi drekë edhe përfaqësuesesve të USAID-it dhe OJQ “Demokracia +”, të cilit i kushtoi 188 euro.
Një drek zyrtare me delegacionin e biznesmenëve nga Sllovenia, kryetarit Tahiri i kushtoi 414 euro.
Iftari nuk mund të shkonte pa e nderuar as stafin e Bashkësisë Islame në Vushtrri, ku kryetarit një iftar i kushtoi 575 euro, ndërsa në vitin 2021 komuna e Vushtrrisë vetëm për një iftar pagoi 816 euro.
Me rastin e vizitës së Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me 26 korrik 2019, kryetarit Tahiri dreka i kushtoi 576 euro.
Nderkaq, një drekë pune e kryetarit me disa zyrtar të komunës i kushtoi 118 euro, ndërsa dreka me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe anëtarë të kuvendit komunal të komunës i kushtoi 186 euro.
Vizita zyrtare e kryetarit të komunës dhe shefit të kabinetit të kryetarit në shtetin e Iowa’s në ShBA nga data 23 shkurt deri më 1 mars 2020, ( shpenzimet e rrugës dhe akomodimit), i kushtoi afër 5 mijë euro.
Në kohën e pandemisë, kryetarit Tahiri 2100 maska i kushtuan 2 mijë euro.
Dreka e punës me stafin udhëheqës të komunës, Tahirit i kushtoi 418 euro, ndërsa shpenzimet të krijuara nga stafi i Drejtorisë për Inspektime, kryetarit i kushtuan 251 euro.
Para disa muajve, kryetari Tahiri për një drekë pune me lojtarët e klubit Futbollistik të Vushtrrisë i kushtoi 128 euro./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...