Kërkohet rinumërim për disa vendvotime, mospërputhje dhe ngatërrim rubrikash

13:50 | 25 Tetor 2021
arbresh.info

Burim Ahmeti, Kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëri të ditur se procesi në Qendrën e Numrimit dhe Rezultateve po vazhdon, derisa i rekomandoi KQZ-së rinumërim në disa vendvotime për kryetarë, dhe në disa vendvotime për kuvende komunale.

“Mospërputhje të formularëve dhe ngatërrim rubrikash në listat për kryetarë dhe asamblistë. Këto vendvotime të pashpjegueshme dhe mospërputhjet, rekomandohet të rinumërohen”, deklaroi Ahmeti.

Ai ka dhënë detaje edhe në lidhje me numërimin e votave me kusht.

“Procesi i punës po vazhdon. Para se të fillojë procesi i verifikimit të votave me kusht do të sigurohemi se të gjitha votat me kusht është e regjistruar në databazë. Kjo bëhet me qëllim të verifikohet nëse kanë votuar një herë, apo më shumë”, deklaroi Ahmeti në mbledhjen e KQZ-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme