Google ADS

Rritja e rasteve me COVID-19, Italia mbyll kufijtë me Shqipërinë

14:01 | 25 Tetor 2021
V. S.

Italia ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19.

Ky vendim hyn në fuqi të martën dhe është i vlefshëm deri në 15 dhjetor.

Mësohet se hyrja nga vendi Shqipëria drejt Italisë dhe e personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri do të bëhet vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës.

Lajmi konfirmohet për Ora News nga Ministria italiane e Shëndetësisë.

Dekreti i ri i publikuar në Fletoren Zyrtare nënkupton se automatikisht Shqipëria nga lista “D” e vendeve që nënkupton lejimin e qytetarëve të kalojnë duke prezantuar vërtetim, me vendimin e ri hyn në listën e vendeve “E” që nënkupton se hyrja në territorin italian do të bëhet vetëm për motive të caktuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme