Mytaher Haskuka është kandidati për kryetar të Prizrenit i cili ka shkuar në balotazh në zgjedhjet e 17 tetorit.
Haskuka përmes një postimi në facebook ka falënderuar mërgatën për mbështetjen dhe përkrahjen, e që sipas tij nuk kanë munguar asnëjherë e as kësaj radhe, shkruan arbresh.info.
Ai po ashtu tha se edhe në nëntor nuk do të kursehen diaspora në mbështetje për Lëvizjen Vetëvendosje.
Gjithashtu i ka ftuar edhe të tjerët që nuk kanë mundur të regjistrohen për të votuar përmes postës të vijnë dhe të bëhen pjesë e e ditës vendimtare për katër vitet e ardhshme.
Postimi i plotë:
“Mërgata me Lëvizjen!
Mbështetja dhe përkrahja e diasporës, nuk ka munguar as këtë radhë. Ju falënderoj përzemërsisht. ❤️
E di se edhe në nëntor nuk do ta kurseni mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ndërkaq të gjithë juve, që nuk keni arritur të regjistroheni për të votuar me postë, ju ftoj që të vini dhe të bëheni pjesë e ditës vendimtare për katër vitet e ardhshme të komunës suaj!” /arbresh.info/
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë