Një formë e re e mutacionit së koronavirusit është shfaqur dhe sipas ekspertëve britanikë “delta plus” mund të përhapet më lehtë se varianti Delta.
Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore e zhvendosi atë në kategorinë e “variantit nën hetim”, për të pasqyruar këtë rrezik të mundshëm, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Shkencëtarët janë të bindur se vaksinat ekzistuese duhet të funksionojnë ende për të mbrojtur njerëzit. Edhe pse Delta ende përfaqëson shumicën e infeksioneve me Covid në Britani të Madhe, së fundmi atje janë shfaqur edhe rastet me infeksionin “delta plus”, ose AI.4.2 të cilat edhe janë në rritje.
Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se 6% e rasteve me Covid janë të këtij lloji.
Ekspertët thonë se ata nuk kanë gjasa të jenë në gjendje t’i shpëtojnë kryesisht vaksinave aktuale. Megjithatë, zyrtarët thonë se ka disa prova të hershme që kjo mund të ketë një normë rritjeje në Britani të Madhe në krahasim me variantin Delta të shfaqur që në fillim.
“Ky mutacion është duke u përhapur gjithnjë e më shumë në Mbretërinë e bashkuar dhe ka dëshmi që rastet mund të rriten ndjeshëm”, thuhet në raportin e Agjensisë Britanike të Sigurisë Shëndetësore.
Sipas ekspertëve ka mijëra lloje, ose variante, të ndryshme të Covid që janë duke qarkulluar në mbarë botën. Viruset ndryshojnë gjatë gjithë kohës, kështu që nuk është për t’u habitur që shfaqen versione të reja.
AY.4.2 është një pasardhës i deltës që përfshin disa mutacione të reja që ndikojnë në proteinën spike, të cilën virusi e përdor për të depërtuar në qelizat tona.
Mutacionet – I145H dhe A222V – janë gjetur në linja të ndryshme të tjera të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë.
Disa raste janë indentifikuar edhe në SHBA, Danimarkë.
Britania e Madhe tashmë është duke ofruar doza të vaksinimit për personat me rrezik më të lartë të infeksionit, me qëllim mbrojtjen e tyre të plotë kundër koronavirusit.
Nuk ka asnjë sugjerim që do të nevojitet një përditësim i ri i vaksinës për të mbrojtur kundër ndonjë prej varianteve ekzistuese të virusit pandemik. “Këshillat për shëndetin publik janë të njëjta për të gjitha variantet aktuale. Vaksinohuni dhe për ata që kualifikohen, telefononi për dozën tuaj të tretë ose paraqituni për doëzn e nevojshme sapo t’ju vij ftesa”, tha Dr Jenny Harris, Drejtoreshë Ekzekutive e Agjensisë Britanike të Sigurisë Shëndetësore.
Ajo ka bërë thirrje që të bëhet kujdes.
Dr. Harris sugjeron që të mbahen maskat në zonat ku ka shumë njerëz dhe ka bërë apel që të ajrosni shtëpinë sa më shpesh.
“Nëse keni simptoma bëni një test PCR dhe izolohuni në shtëpi derisa të merrni një rezultat negative”, shtoi ajo./bbc/arbresh.info/
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friend...