Google ADS

Komuna ku diaspora nuk ka dërguar asnjë votë

21:30 | 24 Tetor 2021
F.T

Në Komunën e Zubin Potokut nuk është dërguar asnjë votë nga diaspora për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në këtë qytet ishin tre kandidatë për kryetarë të komunës: Qekin Vesli i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Srdjan Vuloviq i Listës Serbe dhe Slavisha Bishevaq nga (GIZP).

Në rezultatin e rregullt këtë komunë e ka fituar Vuloviq i Listës Serbe me 3,210 vota, ndërsa i dyti është Bishevaq me 376 vota.

Ndërkohë edhe në Mitrovicën e Veriut ishte vetëm një votë nga diaspora. Ajo shkoi për kandidatin e VV-së, Erden Atiq, por që nuk ndryshoi dicka sa i përket rezultatit atje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme