Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim zyrtarë policorë që kanë pësuar lëndime trupore më 13 tetor 2021, gjatë operacionit policor për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës në Mitrovicë të Veriut dhe disa rajone të Kosovës, transmeton arbresh.info.
Sipas njoftimit kryeministror, në takimin me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe zyrtarë policorë u bisedua lidhur me operacionin policor, të zbatuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, nën autorizimin e prokurorive kompetente. Ky operacion policor që ishte realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut kishte kaluar pa probleme, përveç se në Mitrovicë të Veriut. Atje grupe kriminale në mënyrë të organizuar ishin grumbulluar, kishin krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kishin përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve policorë dhe doganorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.
Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë, dhjetë zyrtarë policorë kishin pësuar lëndime trupore, prej tyre shtatë zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe tre zyrtarë të nacionalitetit serb.
Kryeministri shprehu keqardhjen për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, në një nga aksionet e shumta në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave. Ai theksoi se krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen, sikurse do të luftohet dhe parandalohet kontrabanda.
U vlerësua mbarëvajtja e operacionit policor që kishte për qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandës në disa rajone të Kosovës, si dhe u vlerësuan veprimet profesionale të zyrtarëve policorë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Doganën e Kosovës dhe organet e drejtësisë.
Gjatë takimit u theksua se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet kompetente do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në nivel vendi, me qëllim të parandalimit të veprimtarive kriminale, parandalimit të kontrabandës së mallrave si dhe shkatërrimit të grupeve kriminale. /arbresh.info/
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...